Kthyen parkingun në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen 2 shqiptarët, u sekuestrohen drogë, euro dhe…

Kthyen parkingun në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen 2 shqiptarët, u sekuestrohen drogë, euro dhe…

Dy shqiptarë u arrestuan në Teramo të Italisë, pasi akuzohen për shndërrimin e një parkingu në treg droge. Ata ishin izoluar në një parking në zonën e Villa Zaccheo-Petriccione dhe u kapën gjatë një pazari kokaine. “Pasditen e djeshme, gjatë një operacioni specifik policor që synonte verifikimin e disa raportimeve anonime të marra nga Selia Qendrore e Policisë së Teramos në lidhje me aktivitet të dyshimtë në një parking në Villa Zaccheo-Petriccione, oficerët e Skuadrës Fluturuese të Teramos arrestuan dy shtetas shqiptarë, të moshës 23 dhe 34 vjeç, në flagrancë për krimin e trafikut të drogës”, informuan autoritetet. Dy të rinjtë u kapën ndërsa po i shisnin pesë doza kokaine një të dyshuari. Ajo që i zbuloi ata, përveç raportimeve, ishte tërheqja e tyre e...