Kthyen dy apartamente në ‘fole’ prostitucioni në Durrës, në pranga organizatorja nga Armenia

Kthyen dy apartamente në ‘fole’ prostitucioni në Durrës, në pranga organizatorja nga Armenia

Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”. Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion. Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion. Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës. Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme...