Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në male. Temperaturat minimale dhe maksimale në zonat veriore do të jenë 3 dhe 13 gradë, në vendet e ulëta dhe bregdet, 10 dhe 18 gradë celsius. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore, pjesërisht në qendër dhe jugperëndim të vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
Burimi:
ntv.al