Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali
Gjirokastra ishte ndër qytetet problematike, që u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut. Në lidhje me situatën e pazakontë në qytetin jugor, kryebashkiaku Flamur Golemi, në një lidhje me Klan News, tha se nuk ka pasur thjesht reshje shiu, por se masiv gurësh kanë ardhur nga Mali i Gjerë. Sipas tij, po punohet në terren dhe në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura. Golemi shtoi se kanalet janë pastruar vetëm pesë ditë përpara shirave të mëdha, duke thënë se historia që kanalet nuk pastrohen është e rreme. “Situata nga reshjet në Gjirokastër është drejt përmirësimit. Po punojmë në bashkëpunim edhe me Forcat e Armatosura. Ishte një material ortek që erdhi nga Mali i Gjerë, nuk ishte thjesht ujë. Situata ishte më problematike, sepse...