Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi sot, më 13 janar 2026, një seri takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel. Ai u takua me Komisionerin Europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së Kryepiskopt të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, për të ardhmen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Fortlumturia e Tij theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm dhe i pavarur në shoqërinë shqiptare, një shoqëri që përballet me sfida të mëdha si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet e thella demografike. Gjithashtu, Kryepiskopi Joan u takua me Kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë,...
Burimi:
opinion.al