Kryeministri Rama në Prishtinë/ Pritet nga homologu Albin Kurti, me ceremoni zyrtare
Kryeministri Edi Rama është pritur në një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, qeveria e të cilit u konfirmua vetëm disa ditë më parë. Rama shkoi sot në Prishtinë, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit. Ai u takua më herët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa mbajti edhe një fjalim në lidhje me atë që po ndodh në Hagë me ish-krerët e UÇK-së.
Burimi:
sot.com.al