“Kryeministri ka shpallur luftë të hapur ndaj drejtësisë”/ Avokati: Flitet për shpërdorime qindra miliona euro, turp
Qeveria shqiptare është përfshirë në një “luftë të hapur ndaj drejtësisë”, duke përdorur forcën e votave në Kuvend për të mbrojtur zyrtarët e saj nga përballja me ligjin. Kjo qasje cilësohet si paradoksale dhe e turpshme për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. I ftuar ne nje studio televizive avokati Redi Ramaj tha se, veprimet e fundit të mazhorancës në parlament kanë treguar një standart të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ndërsa zyrtarë të lartë të akuzuar për shpërdorime fondesh prej qindra milionë eurosh mbrohen me dhunë politike, qytetarët e thjeshtë ndëshkohen maksimalisht për shkelje shumë më të vogla, si mospagesa e një fature energjie elektrike prej 30 mijë lekësh apo një ndërtim pa leje. Sipas avokatit, kjo sjellje dëshmon se Reforma në...
Burimi:
sot.com.al