Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale
Një apartament u përfshi nga flakët këtë të diel në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “9-katëshet”, në katin e parë të pallatit. Flakët pushtuan banesën, ndërsa zona u mbulua nga tymi. Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke neutralizuar flakët që të mos përhapeshin tek apartamentet e tjera apo te bizneset që ndodheshin ngjitur. Nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale.
Burimi:
javanews.al