Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
Prokuroria po heton Elvis dhe Gjon Shkambin, përkatësisht nip e xhaxha me njëri-tjetrin, për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” ndaj dy qytetarëve që ishin palë në procesin ku gjyqtari u qëllua për vdekje menjëherë pasi shpalli verdiktin. Prokurori ka kërkuar akt-ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer telefonat e dy të dyshuarve, që të dy ndodhen në burg, njëri prej të cilëve këmbëngul se nuk dinte asgjë për planet e vrasësit. Gjyqi civil mbi pronësinë u mbyll me vrasjen e gjyqtarit Kalaja, ndërkohë që, ndryshe nga nipi i tij Elvis Shkambi, i cili nuk është ankuar për masën e arrestit në burg, xhaxhai i tij ka kërkuar...
Burimi:
javanews.al