Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Policia e Durrësit ka zbuluar një bazë që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët si dhe ka goditur grupin që e prodhonte dhe e shpërndante pranë shkollave të mesme. Në pranga ranë dy vëllezër të moshës 20 dhe 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre Gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra paketime “karamelesh” me drogë, 650 gramë lëndë narkotike, kanabis, materiale për prodhim dhe pajisje të tjera. Njoftimi i policisë Durrës Finalizohet Operacioni  policor i koduar “Shije e hidhur”. Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët Gjatë operacionit u godit rrjeti që  prodhonte dhe shpërndante drogë në formë karamelesh pranë shkollave. Vihen në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen dhjetëra  paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë...