Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Policia e Shkodrës ka zbuluar një sipërfaqe toke të sapombjellë me kanabis dhe ka vënë në pranga dy persona, babë e bir. Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç. Operacioni antikanabis i koduar “Faza...