Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset
Është zbardhur dinamika e vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve paraprake, Eduart Afmataj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri fqinjin e tij, Artur Çangu. Pas krimit, autori ka telefonuar vetë policinë për të njoftuar ngjarjen dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt disa ditë më parë për motive pronësie, ndërsa dyshohet se kjo ka çuar në përshkallëzimin e situatës. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Burimi:
javanews.al