Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Eduard Afmataj autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjecarit në Nikël ka dëshmuar para grupit hetimor duke treguar dinamikën e ngjarjes. Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt verbal ku me pas sipas autorit Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah. Pas kësaj Eduard Afmataj ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur, i gjithë konflikti ka ndodhur në tokën e viktimës në Vrion të Niklës. Sipas burimeve në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistence ndaj forcave të policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur. Afmataj u arrestua ende pa bërë 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal ne Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të...