Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Rasti i rëndë i vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj filipinas në Itali u trajtua në emisionin “Në kohë reale” nga Flori Gjini. Avokatja Margarita Kola u shpreh se që në fillim kishte dyshuar se autori i krimit mund të ishte i dashuri i saj. Sipas saj, rrethana të caktuara ngritën pikëpyetje, veçanërisht mënyra se si u komunikua zhdukja e vajzës. “Rasti i Ilarias është një rast i rëndë. Në rastet kur nuk gjendet trupi, edhe nëse ke prova të mjaftueshme, është e vështirë ta përballësh çështjen në gjykatë. Kam menduar që në fillim që vrasësi mund të jetë i dashuri i saj. Më lindën dyshime sepse, nëse vajza do të njoftonte familjen për largimin, nuk kishte pse ta bënte përmes...