Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel
Në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, ku sot në orën 11:30 ishte parashikuar të zhvillohej seanca për shqyrtimin e kërkesës së Gjon Shkambit për ndryshim të masës së sigurisë, seanca nuk u mbajt pasi i pandehuri u tërhoq në momentin e fundit nga kërkesa e tij. Më herët, Gjykata e Tiranës kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj, me qëllim verifikimin e disa akteve të ekspertimit telefonik të dërguara në laboratorin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025, ngjarje e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë. Në atë atentat mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurti, palë kundërshtare në procesin...
Burimi:
javanews.al