Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Dy vëllezërit shqiptarë Mëhilli që u arrestuan nga Interpol Tirana në Itali, jo vetëm fshiheshin në vendin fqinj prej më shumë se dy dekadash teksa ishin të dënuar në mungesë me mbi 32 vite burg në total për vrasje me motive gjakmarrjen, por edhe punonin ligjërisht si ustallarë në ndërtim. Këto detaje i ka zbardhur media italiane, pas lajmit për arrestimin e Artur dhe Arben Mëhillit, 60 dhe 54 vjeç, nga Lushnja. Policia e Shtetit njoftoi dje (9 prill) se bashkë me Interpol Tiranën dhe autoritetet italiane, identifikuan nëpërmjet teknologjisë “Facial Recognition” dy të shumëkërkuarit. Ata akuzoheshin se morën gjakun e vëllait të tyre të vrarë në vitin 1999 në qarkun e Fierit pas konflikteve të vjetra mes familjeve. Ata ishin dënuar nga një gjykatë...