Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç të dyshuar për vjedhjen e një marketi në qytet. Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë verifikimeve, u konstatua se 33-vjeçari E. B. drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa 28-vjeçari E. N. ndodhej si pasagjer. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare, të cilat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin kriminal. “Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në...