VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

Këtë të premte ka mbërritur në Gjykatën Administrative, i ardhur nga qelia e Durrësit, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj do të jetë në seancë për një gjyq administrativ me prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado. Nga ana e palës së Veliajt pretendohet se emërimi i Dados bie ndesh me ligjin. Nga ana tjetër, prokurori Olsi Dado nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo reagim për çështjen. Nga pamjet e siguruara, Erion Veliaj është shoqëruar nga të paktën 7 forca speciale, derisa të mbërrinte nga furgoni në Gjykatë, ku rruga që bëjnë s’duket me shumë se 7 metra…