VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

Pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi dy ditë më parë qytetin e Vlorës, ku një 4-vjeçare u kafshua nga pitbulli, janë publikuar. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se si pitbulli ka kafshuar në kokë vogëlushen e më pas e tërheq zvarrë. Sapo qeni kafshon 4-vjeçaren, të pranishmit vrapojnë ta shpëtojnë, duke tërhequr me forcë pitbullin. Më pas ata kanë arritur të largojnë qenin nga vogëlushja, duke i shpëtuar jetën. Pitbulli e ka kafshuar atë në kokë, por shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mire po nuk dihet fati i kafshës. Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.