VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

Detaje të reja dalin nga aksidenti i mëngjesit të sotëm (7 prill), në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e njohur si Novoselë, ku ndërroi jetë një 23-vjeçar. Nga të dhënat e mbledhura në vendngjarje dhe këqyrja e perimetrit të zonës ku ka ndodhur aksidenti, hetuesit kanë arritur në përfundimin paraprak se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë. Pamjet e kamerave të sigurisë, ora 07:01, kanë fiksuar momentin kur automjeti me targa AB009GN kalon me shpejtësi ekstreme, rreth 220 kilometra në orë. Një shpejtësi e tillë konsiderohet tejkalim ekstrem i normave të lejuara. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza përfundimtare, e cila do të përcaktojë me saktësi dinamikën e aksidentit.