Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, duke hedhur poshtë akuzat që kishin nxitur një valë hetimesh dhe debati publik në vend për të ashtuquajturën çështjen e inceneratorëve. Në mbyllje të procesit gjyqësor, të zhvilluar pranë Dhomës Penale të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, është përfunduar se të gjitha pretendimet e mëparshme të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliaj janë të pavërteta. Vetë shtetasi italian gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se nuk ka pasur asnjë takim, komunikim apo marrëdhënie me kryebashkiakun, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Longinotti pranon gjithashtu se deklaratat e bëra në media, përfshirë intervista televizive, kanë qenë të motivuara nga premtime për përfitime financiare, duke ngritur dyshime serioze...
Burimi:
javanews.al