Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det. Viktimat, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, nga Fushë-Kruja, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. Njoftimi i policisë: Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë...
Burimi:
javanews.al