Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja
Një hetim 3-mujor i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka çuar në zbulimin e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion në kryeqytet. Në përfundim të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja B. G., 40 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ndërkohë, një 41-vjeçare u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”. Sipas policisë, aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në ambientet e një qendre fizioterapeutike, në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të 40-vjeçares, ku dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion 41-vjeçarja. Gjatë ndërhyrjes, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e...
Burimi:
javanews.al