Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Merr fund arratia e 67-vjeçarit turk I.K., i cili akuzohet për tentativë për rrëzim të rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste. Ka qenë Njësia Rajonale e Antiterrorizmit në Tiranë ajo e cila ka bërë të mundur ndalimin e 67-vjeçarit të kërkuar ndërkombëtarisht në hyrje të Shqipërisë. Ky person është dënuar në 2017-ën nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me burg me qëllim ekstradimin e tij për 2 vepra penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk. “Ndalohet nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, një shtetas që kërkohej ndërkombëtarisht, për tentativë për rrëzim të rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste. Shtetasi turk u ndalua gjatë tentativës për të hyrë në...