Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali, falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale përmes Interpolit. Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç, të dënuar me gjithsej 32 vite burg për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve, u identifikuan përmes teknologjisë së avancuar biometrike “Facial Recognition”. Ngjarja për të cilën ata ishin dënuar daton në vitin 1999, kur në Lushnjë ekzekutuan me armë zjarri shtetasin R. M., i cili dy vite më parë kishte vrarë vëllanë e tyre. Pas krimit, ata u larguan drejt Italisë duke përdorur pasaporta me gjeneralitete false. Artur Mehilli përdorte gjeneralitetet Artur Davidhi, ndërsa Arben Mehilli përdorte gjeneralitetet Arben Gjermeni), nëpërmjet të...