“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Storm 17”, pas një hetimi 4-javor të zhvilluar me metoda speciale, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme që lidhen me prostitucionin. Gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, arrestuan në flagrancë 4 shtetase kineze: X. Ch. (48 vjeçe), J. L. (36 vjeçe), Y. L. (48 vjeçe) dhe L. Sh. (53 vjeçe). Sipas hetimeve, këto shtetase kishin marrë me qira dy ambiente në zonën e Golemit dhe te Shkëmbi i Kavajës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova, të dyshuar për përfshirje në këtë...
Burimi:
javanews.al