Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare ka finalizuar operacionin “The Wanted” sot në 9 prill 2026. Në kuadër të këtij operacioni, është ekstraduar një 49-vjeçar. Ai dyshohet se në vitin 2017, ka siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tre personave në Shqipëri. I ekstraduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej nëntë vitesh. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Ëanted”. Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017, ekstradohet nga Italia, 49-vjeçari. Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin...