“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Kjo Javë”, deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj meriton proces të drejtë, por kjo deri tani s’ka ndodhur. Sipas Hoxhës, sot kemi një kryetar bashkie në izolim, një vendim të GJK, kryeministri që rreh gjoksin që thotë kemi bërë një gjë që se ka bërë njeri. Gazetari ngriti pikëpyetje për procesin e Vetingut, duke iu referuar pretendimeve të Veliajt për prokurorin Olsi Dado. “Si është bërë prokuror ky njeri, kishim disa struktura vetingu që i paguanim, ku i kanë patur sytë, në ballë? Si ka mundësi që e ke lejuar, nëse shkon në Presidencë dhe ai ka vetëm një letër, propozim të Prokurores së Përgjithshme, dhe ti e ke marrë prokuror, pastaj e kalon prokuror të SPAK dhe pastaj vë...
Burimi:
javanews.al