Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë
Pas mesnate më 6 prill, një shpërthim me lëndë plasëse raportohet në oborrin e një banese në fshatin Toç në Memaliaj. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë, autorët gjatë largimit u ndalën në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, pranë fshatit Qesarat, ku dyshohet se dogjën automjetin me të cilin kishin udhëtuar, dhe më pas u larguan në këmbë. Forcat e rendit vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Burimi:
javanews.al