Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet
Një shpërthim i fortë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e së dielës. Sipas hetimeve paraprake nga policia, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi. Nga shpërthimi janë dëmtuar mbi 5 biznese përreth, ndërsa fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohen viktima. Forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës. Grupet hetimore vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe një ekspertizë më e detajuar për të konfirmuar nëse rrjedhja e gazit ka qenë shkaku kryesor i shpërthimit. Informacioni paraprak i policisë: Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka...
Burimi:
javanews.al