Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rruga e Cipave”, në Vlorë. Sipas raportimeve, disa persona janë përfshirë në përplasje fizike për arsye ende të paqarta dhe si pasojë, ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Sipas burimeve, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykes, plagë të cilat kanë rezultuar fatale. Ai është transportuar në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve. Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.