Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur
Një sherr i dhunshëm i shoqëruar me të shtëna arme ka tronditur paraditen e kësaj të premteje qendrën e qytetit të Trentos në Itali, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, kur katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik. Sipas rindërtimit paraprak, dy prej tyre ndodheshin në një bar duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerët iu janë afruar në këmbë nga zona e Piazza Fiera. Situata ka degraduar me shpejtësi, teksa dy personat e parë janë larguar me vrap në drejtim të një tabakerie në rrugën “Santa Croce”, ku janë arritur nga dy të tjerët. Aty ka shpërthyer një përplasje e dytë, gjatë së cilës janë dëgjuar edhe disa të shtëna me armë, që dyshohet...
Burimi:
javanews.al