Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali
Një 50-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë para dy ditësh në një stacion treni në Itali. Shqiptari ka humbur jetën në rrethana të paqartë, ndërsa detaji që ka ngritur dyshime për shkakun e vdekjes është fakti se ai sapo ishte liruar nga burgu. Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e vrasjes, ndërsa policia italiane po kryen hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia lokale dhe njësitë e specializuara të policisë shkencore, pasi ndalesa e tramvajit u pezullua përkohësisht.
Burimi:
javanews.al