Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë
40-vjeçari Adrian Ogiçi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim. Sipas hetimeve, në qershor 2015, Adrian Ogiçi, në bashkëpunim me Vitor Islamin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës shtetasin Ridvan Lamaj. Ngjarja Mbrëmjen e 17 qershorit 2015, Ridvan Lamaj po pinte një kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMW X5”. Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit...
Burimi:
javanews.al