Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për liri ndaj tre dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në korrik të vitit 2025 në Mat. Masa e sigurisë “arrest në burg” është rikonfirmuar nga gjykata për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Fatjon e Kristi Bushgjokaj. Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ka asnjë shkak ligjor për shfuqizimin ose zëvendësimin e masës së caktuar ndaj tyre prej korrikut të vitit të kaluar. Masa e sigurisë ndaj të dyshuarve u caktuar fillimisht nga Gjykata e Dibrës, por më pas dosja kaloi për kompetencë në SPAK, pas dyshimeve se krimi ishte kryer në formën e grupit kriminal. Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut 2025. Për të fshehur...
Burimi:
javanews.al