Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Mijëra emigrantë të cilët erdhën në Shqipëri për festën e Pashkës kanë nisur të rikthehen në shtetin helen. Por si çdo vit edhe këtë herë ata po përballen me makthin e pritjes në doganë për shkak të fluksin mjaft të lartë dhe punës së ngadaltë që bëhet nga pala greke dhe me staf të reduktuar si pasojë e pushimeve. Pasditen e sotme në Kapshticë rradha i automjeteve i ka kaluar 5 km ndërsa mes emigrantëve ka edhe fëmijë të vegjël. Situata të tilla përsëriten gjithmonë në raste festash sidomos Pashkës dhe Vitit të Ri. Çdo vit emigrantët kanë shpresuar se të tilla situata do të zgjidhen, por në fakt realiteti ndodh ndryshe. Ndërkohë që në palën shqiptare punohet me sportele të plota, radha në tokën...