Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Me vendim të Këshillit të Ministrave, ditën e sotme është vendosur ngritja e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, i ngritur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Po ashtu, me këtë vendim të Këshillit të Ministrave janë miratuar kushtet dhe kërkesat për financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedurën e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve për lojërat e fatit. Ky Këshill i Posaçëm do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndërsa anëtarë do të jenë edhe titullarët e disa ministrive dhe institucioneve të tjera. Këshilli do të vendosë po ashtu se cilat projekte përfitojnë para (megjithëse nuk përcaktohet nëse do të financohen nga shteti dhe për çfarë arsyeje), bazuar në aplikime dhe konkurrim të hapur. Projektet duhet të aplikojnë brenda një afati minimal 30 ditë...