Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një punonjësi i një kompanie celulare është gjetur i lënduar pranë antenave të komunikimit në fshatin Krrabë të Fushë-Arrëzit. Shtetasi L. K., rreth 50 vjeç, dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt teknik në një antenë, kur është konstatuar i lënduar. Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja u raportua rreth orës 09:20, ndërsa shërbimet e Policisë, emergjencës civile dhe shëndetësisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në zonën e Midës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të rastit.