Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, të cilat kanë çuar në arrestime, shpallje në kërkim dhe referime materialesh në Prokurori për raste të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj M. O., e dyshuar se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë shpallur në kërkim shtetasin H. M., i dyshuar se ka fyer shtetasen N. H. përmes komunikimeve në një platformë digjitale, dhe po punohet për kapjen e tij. Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 janë referuar materialet për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K....
Burimi:
javanews.al