Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli. Hita dhe Kozeli vunë theksin te rëndësia e operacionit mbarëkombëtar për lirimin e hapësirave në anë të rrugëve kombëtare dhe krijimin e korridoreve të gjelbra, për finalizimin e të cilit nevojitet koordinim mes strukturave për marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave respektive. Drejtor Hita theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë dhe kërkoi nga Departamenti i Sigurisë që strukturat e tij të jenë në mbështetje të plotë të ARRSH-së dhe krahas lirimit të hapësirave, të vijohet edhe me ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, me masa administrative dhe penale. Drejtor Kozeli ka falënderuar Drejtorin e...
Burimi:
javanews.al