Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura
Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat. Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, gjatë muajit mars: -janë finalizuar 96 operacione, 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar; -janë vënë në pranga 527 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme; -janë sekuestruar 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak dhe janë goditur 3 grupe kriminale për trafikim të armëve të zjarrit; -në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza Kokaine dhe Heroine; -janë sekuestruar gjithashtu, rreth 1.2 milionë euro asete dhe para me burime të dyshimta kriminale, 7 automjete...
Burimi:
javanews.al