Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, më 7 prill, në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare. Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të ketë qenë pa pronar. Gazetarja e Klan News Greta Haskaj, e mitura ka qenë duke shëtitur në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar dhe ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës. Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.
Burimi:
javanews.al