Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia
Dy turistë nga Belgjika që kishin mbetur të bllokuar në zonën e njohur si Qafa e Valbonës janë shpëtuar nga Policia e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar Policia është njoftuar rreth orës 14:00 të një dite më parë nga turistët, të cilët teksa po eksploronin Alpet e Valbonës, nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të dëborës dhe terrenit malor. Pas disa orësh kërkime intensive në këmbë, efektivët e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit arritën të gjejnë turistët në “Qafën e Valbonës”, Fatmirësisht, dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në Valbonë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:00, është marrë njoftim se 2 turistë nga Belgjika, duke eksploruar Alpet e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit...
Burimi:
javanews.al