Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku raportohet për një plagosje të dyfishtë me thikë mes adoleshentësh. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes disa të rinjve, ku dyshohet se të gjithë janë nën moshën 18 vjeç. Gjatë përplasjes, janë përdorur thika duke lënë të plagosur dy persona, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.Të dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa aktualisht raportohet se ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e autorit dhe shkaqeve që çuan në konflikt. Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës...