Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Seanca e fundit plenare në Kuvend u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës, duke sjellë masa disiplinore ndaj dy deputetëve demokratë. Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 20 ditë të deputetit Flamur Noka dhe për 10 ditë të deputetes Elda Hoti. Seanca e kaluar plenare u shoqërua me tensione, pasi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Nokës, pasi sipas tij, deputeti përdori gjuhë diskriminuese. Ky moment ndezi debatin, me opozitën që bllokoi foltoren dhe detyroi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Tensionet u shtuan më tej kur deputetja Hoti i mori kartën e votimit koleges Bora Muzhaqi, duke shkaktuar kaos në sallë.