Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari
Një 42-vjeçar me inicialet A.K, u arrestua pasi në bulevardin “Nënë Tereza” humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur fillimisht me një tjetër makinë me drejtues shtetasin Y. T., dhe më pas me fasadën e një subjekti privat. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, 42-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kryerjen e testit të alkoolit. Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al