Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë
Një 49-vjeçar është arrestuar në Sarandë për përndjekje dhe dhunë psikologjike ndaj një 42-vjeçareje, ndërsa bashkëshorti i saj është proceduar pasi u konfliktua fizikisht me të. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 49 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila pretendon se është përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht nga ky shtetas, si dhe i është vjedhur telefoni celular. Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. M., 66 vjeç, bashkëshorti i kallëzueses, i cili është konfliktuar fizikisht me shtetasin F. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, njofton policia. Ndërkohë një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se...
Burimi:
javanews.al