“Pastruan” rreth 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 4 persona

“Pastruan” rreth 500 mijë euro, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 4 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka njoftuar këtë të hënë, më 4 maj, se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër shtetas, të identifikuar me inicialet A.C., A.G., G.G. dhe V.J., të akuzuar për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, me pasoja të rënda. Sipas organit të akuzës, është provuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer një sërë transaksionesh dhe veprimesh bankare fiktive. Këto përfshijnë kontrata për shkëmbim pronash, dhurime dhe shitje, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave. Vlera totale e parave që dyshohet se janë “pastruar” arrin në 500 mijë euro, shumë e cila është sekuestruar nga Prokuroria. Çështja tashmë...