Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Kontrollet janë kryer në qelitë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ish ministrit, Ilir Beqaj. Burimet për Top Channel bëjnë me dije se kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve erdhi pas përplasjeve të disa ditëve më parë në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ka kërkuar pavlefshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado në detyrë. Sipas Veliajt, Dado nuk ka përfunduar shkollën e Magjistraturës (kërkesë e ligjit kjo) dhe për rrjedhojë nuk duhet të ishte emëruar prokuror në vitin 2008. Këtë fakt e konfirmoi edhe përfaqësuesja e Presidencës në gjyq, e cila tha se nëse Dado do të ishte propozuar sot si prokuror, ai nuk do...