Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë
Policia e Himarës ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar kishte mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një mjeti prerës. Gazetarja e Klan News Greta Haskaj, raporton se ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku shtetasi me inicialet S.Dh, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, përkatësisht 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin. Pas më shumë se një ore negociatash intensive, një efektiv i policisë, banor i zonës, ka arritur të komunikojë drejtpërdrejt me autorin, duke ndikuar në uljen e tensionit. Në momentin e...
Burimi:
javanews.al